Barrikadat Rexhepi paralajmeron arrestime

Përfundimi i aksionit në zhvillim për heqjen e barrikadave në veriun e banuar me serbë do të pasohet me dy të tjera.
Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme ka paralajmëruar aksionin e radhës, atë për sundimin e ligjit në veri, që do ta pasojë këtë për zhbllokimin e rrugëve.
“Pas heqjes së barrikadave prioritet do të jenë zbatimi i rendit dhe ligjit. Njerëzit që kanë bërë vepra kriminale, për të cilat ka aktakuza dhe fletë-arrestime, do të vihen para drejtësisë”, ka thënë ministri Rexhepi, bën të ditur Telegraf.
Sipas tij, në veri të Mitrovicës dhe Pas heqjes së barrikadave prioritet do të jenë zbatimi i rendit dhe ligjit. Njerëzit që kanë bërë vepra kriminale, për të cilat ka aktakuza dhe fletë-arrestime, do të vihen para drejtësisë
Bajram Rexhepi
Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës në tri komunat e tjera të veriut të banuara kryesisht me serbë – Leposavic, Zveçan e Zubin-Potok, Kosova nuk ka mundur ta shtrijë autoritetin e vet kushtetues, prej më shumë se tri vjetësh që kur ka shpallur pavarësinë.
Barrikadat, sërish në rrugë
Që prej se enjtes kur KFOR-i filloi aksionin për largim të barrikadave në autostraden e Adriatikut, apo në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok, që çon në pikë-kalimin kufitar 31 në Bërnjak, kjo nuk ka ndodhur ende. Në fshatin Zupç, ndërsa pak metra më tutje mund të shihet njëra nga barrikadat, në këtë rrugë, që nuk është larguar ende, ndërsa pas saj janë edhe disa të tjera.
Serbët vazhdojnë të qëndrojnë në barrikada, të cilat i kanë vendosur që prej mesit të muajit shtator, ndërsa jo larg prej tyre, qëndrojnë ushtarët e NATO-s. Banorët serbë të Zupçit shpeshherë dalin në kodrën e fshatit që është afër rrugës për të vështruar ushtarët e KFOR-it që janë stacionuar aty, apo edhe kur mediat janë prezente.
Kryetarët ilegalë të komunave veriore, si Leposavic, Zveçan e Zubin Potok, dhe shefi i qarkut të Mitrovicës, vazhdojnë të kushtëzojnë lëvizjen e KFOR-it dhe EULEX-it, me garancitë që do të merrte kreu i shtetit serb nga këto misione se nuk do të transportojë doganierë dhe policë kufitar të shtetit të Kosovës për në portat kufitare veriore.
Por KFOR-i e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë asnjë kusht kur bëhet fjalë për “lirinë e lëvizjes”. Njëri nga zëdhënësit e KFOR-it, Uve Novicki, citohet të ketë thënë gjatë së martës se “komandanti i KFOR-it u ka thënë shumë qartë kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, të shtunën e kaluar, se liria e lëvizjes duhet të arrihet pa asnjë kusht, për çdokënd, dhe në çdo kohë”.
Veriu i Kosovës
Si KFOR ka anashkaluar qeverinë
Barrikadat, sërish në rrugë
Qarkullimi për në Bërnjak, i lirë
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Serbi, thirrje pro Kosovës nëpër stadium
Tifozët e “Sorcida Sanxhak”, skuadër e qyetit të Novi Pazarit në Serbi, kanë brohoritur pro pavarësisë së Kosovës. Ata kanë shpalosur në stadium parrull si “Kosova jashtë Serbisë” e shumë të tjera në mbështetje të Kosovës së pavarur. Obama përkrah veprimet e KFOR-it në veri
Presidenti Barack Obama dhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta janë informuar për trazirat në veri të Kosovës dhe reagimin profesional të ushtarëve amerikanë. KFOR: Liria e lëvizjes, pa kushte
Komanda e KFOR-it në Kosovë kanë deklaruar të martën se vendosja e kushteve për lirinë e lëvizjes në veri të Kosovës është e papranueshme.
Pejë, dy fëmijë humbin jetën nga zjarri
Dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri, rënë në shtëpinë e tyre në Pejë, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së martë. Vjenë, Thaci takon kancelarin austriak
Kryeministri Hashim Thaci ndodhet për një vizitë zyrtare në Austri, ku është pritur nga kancelari austriak, Verner Faiman.
Lajmet kryesore
“Parlamenti, komision të posaçëm për kontrollin e buxhetit të shtetit”
Flet Arben Ahmetaj, anëtar i PS-së në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë
Tragjedia Bulqizë: Gjobë për ACR!
Shkatërrimi i Erzenit, shteti hesht
Berisha: Shtojmë lehtësirat fiskale
Sadushi, i shumëkërkuari shqiptar në Britani