E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, dy mësues nxirren nga rrënojat 66 orë pas tërmetit

ERCIS- Dy mësues  u nxorrën të gjallë sot nga rrënojat, 66 orë pas tërmetit që goditi provincën lindore të Turqisë, Van.

Shprehja se mrekullia mund të ndodhë është vërtetuar për mësuesit e rinj  27 dhe 26-vjecar, të cilët  kanë mundur ti mbijetojnë tragjedisë që përfshiu Turqinë fundjavën e shkuar.

26-vjecarja Gözde Bahar dhe kolegu i tij, u shtruan menjëherë në spitalin lëvizës të Ercis, qyteti më i dëmtuar dhe ku ajo u gjet, bëjnë me dije  televizionet NTV dhe CNN-Türk.

Një fqinj i pallatit ku banonte e mbijetuara, Akif Göltas konfirmoi se gruaja e re është shpëtuar pas përpjekjeve të shumta të skuadrave të shpëtimit gjatë gjithë natës.

Tërmeti që tronditit të dielën Turqinë shkaktoi qindra të vdekur dhe të plagosur, shumë prej të cilëve fëmijë dhe të rinj.

Grupet e shpëtimit kanë gjetur nën rrënoja shumë foshnje dhe të rinjë të vdekur, të cilat nuk kanë mundur ti mbijetojnë katastrofës natyre, e cila u tregua mizore për shumë prej tyre.

Ndërkohë kërkimet vijojnë në gërmadhat e mëdha të formuara nga tërmeti i fuqishëm, të cilët fshehin histori njerëzore dhe jetë të ndërprera në mes.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›