Babai i Terryt shet kokainë

Babai i kapitenit të Anglisë, John Terry, është xhiruar duke shitur kokainë. Në pamjet të cilat do ta shokojnë futbollistin milioner të Chelseas, babai Ted Terry caktoi marrëveshjen për të furnizuar një gazetar në detyrë të fshehtë të revistës News of the World me drogën e klasit A.
Derisa ai i dorëzoi atij narkotikun e mbështjellë, nga çka fitoi 40 funta, ai tha: Është kualitet i mirë. Ju siguroj. Ted turpëroi kapitenin e Chelseas, e më pas kërkoi që të mos i përmendet emri i birit të tij të famshëm.
Pasi shiti 3 gramë kokainë, te gazetari i cili i kishte thënë se do ta blejë për një biznesmen të pasur, Ted shtoi: Kjo mbetet mes meje dhe teje. Mos i trego atij se jam babai i John Terryt. Nuk them se do ti tregosh, por kurrë nuk i dihet.
E gjithë marrëveshja është xhiruar në një lokal në Chafford Hungred, Essex, të enjten. Derisa mbrojtësi 28-vjeçar përfiton 160 mijë funta në javë, babai Ted ishte i lumtur të caktojë shitjen e kokainës për një përfitim prej vetëm 40 funtash.