E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai i ministrit, vartës i tij

Absurdi në Shkup

Qeveria maqedonase ka emëruar Kirill Bozhinovskin për sekretar të ri të përgjithshëm, i cili në këtë funksion vjen në vend të sekretarit të deritanishëm, Stojan Todorov, i cili ka dhënë dorëheqje. Në seancën e mbajtur dje, qeveria ka pranuar dorëheqjen e Todorovit, ndryshe i ati i ministrit aktual për Arsim dhe Shkencë, Nikolla Todorov. Lidhur me këtë, opozita ka ngritur disa herë zërin për konflikt interesash dhe ka akuzuar qeverinë për nepotizëm. Bozhinovski, deri tani, ka punuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe në Komunën e Gazi Babës, ndërkohë në vitin 2006 ishte udhëheqës i sektorit qeveritar për marrëdhënie dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›