Babai i të vrarit në masakrën e Vlorës: Djalit i morën unazën, policia nuk gjurmoi vrasësin
Babai i Sokol Isufajt, 34 vjeçarit që humbi jetën në masakrën e Vlorës, është i irrituar me lajmet që qarkulluan ato ditë se djali i tij ishte shënjestra e sulmit.
Duke folur për Shekullin, Asqeriu thotë se djali i tij nuk ka pasur asnjë problem.
Madje akuzon se policia, duke u marrë me shokun e djalit të tij, harroi vrasësit.
Shoku i Sokolit është shoqëruar nga policia dhe është mbajtur për orë të tëra nën dhunë dhe presion për të treguar në lidhje me një sërë ngjarjesh. Policia mendoi të mbante shokun e tij brenda, ndërsa dy autorët patën kohë të mjaftueshme të bridhnin. Si mund të ikë autori i vrasjes së tre personave nga vendi i ngjarjes me makinë, ndërsa ambulanca dhe policia nuk kanë pasur nga të hyjnë për të kryer detyrën, akuzon ai.
Familja Isufaj madje akuzon se çanta me sendet personale të Sokolit është sjellë në shtëpi dorazi, pa ndonjë autorizim apo procesverbal. Ajo që ka shqetësuar familjarët është se atij i mungon unaza e martesës. Të indinjuar, ata dyshojnë se unaza mund të jetë grabitur./ep