E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai për 100-vjetorin e Strindbergut

Babai i Agust Strindberg (1849-1912) shfaqet sonte në skenën e madhe të Akademisë së Arteve. Është një shfaqje homazh për të kujtuar dramaturgun e shquar në 100-vjetorin e vdekjes. Aktori Niko Kanxheri ka punuar me studentët e aktrimit, kursi i Masterit: Gerta Ferra, Sara Smaja, Mateus Frroku, Delinda Zhupa, Aleksandër Kondi, Visjon Ukcenaj, Ersila Rezhda dhe Kristjana Dodaj. Me skenografi të Viktor Hoxhës dhe kostumografi të Malisa Arshiaj. Sot dhe nesër, ora 19:00.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›