E Diel, 1 Nëntor 2026

Një film ekzistencialist

Një vepër me ndikim të fortë nga mendimi ekzistencialist francez në vitet 1950-60  në Francë. Zjarri Brenda (Le Feu Follet) i regjisorit Louis Malle (1963, 108 min,) pranë plejadës së nouvelle vague-ës një kohë, shfaqet sonte në kinemanë e Akademisë Marubi, ora 19.00. Një burrë në të pesëdhjetat, intelektual, vë në dyshim gjithçka që ka arritur gjithë njerëzit që e rrethojnë. Vendimi i tij është i prerë. Interpretojnë: Maurice Ronet, Léna Skerla, Yvonne Clech dhe Jeanne Moreau. Ndërsa nesër, shfaqet «Toka» i regjisorit Aleksandr Dovzhenko, i vitit 1930, 75 min.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›