Babai përdhunon dhe vret vajzën 5 vjeç, dënohet veç me gjobë

Në Arabinë Saudite është një predikues i madh. Ka përdhunuar dhe rrahur për vdekje vajzën 5 vjeç, dhe për këtë krim të tmerrshëm u gjobit vetëm me 50 mijë dollarë, që do të shërbejnë për shpërblim ndaj të afërmve të së miturës.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur me të vërtetë, duke ngjallur zemërim të madh në gjithë vendin arab.
Nga ana tjetër, ligji islamik parashikon “çmimin e gjakut”, i cili mund të paguhet në vend të dënimit me vdekje.
Përveç kësaj, gjoba e vendosur ndaj predikuesit është vetëm gjysma e asaj që vendoset zakonisht, sepse viktima është e seksit femër.
Babai vrasës Fayhan Ghamdi, shpesh i ftuar në televizionet e vendit, ka pranuar se e ka dhunuar të bijën./Indeksonline/