E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi: Qeveria siriane po bënë “krime të luftës”

Turqia i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të kërkuar qasje humanitare në qytetet e sulmuara në Siri.

Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, tha sot në Konferencën për Siguri në Munih, se OKB-ja duhet ta kaloj rezolutën me të cilët kërkohet që Siria të lejoj qasje humanitare në qytetet Alepo, Homs, Hama e të tjera.

Ai, poashtu, theksoi se Këshilli i Sigurimit duhet ta miratoj një rezolutë me të cilën do të kërkohej që forcat qeveritare të Sirisë ta ndalnim menjëherë bombardimin e qyteteve pa dallim.

Davutoglu tha se “strukturat e Luftës së Ftohtë” mbeten në Këshillin e Sigurimit dhe ia pamundësojnë veprimin, por komuniteti ndërkombëtar nuk mund të qëndroj në vend, derisa qeveria në Siri bënë “krime të luftës” kundër popullit të vet.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›