E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta poeti Ndoc Gjetja

TIRANE-Poeti Ndoc Gjetja ndërroi jetë sot në moshën 66 vjecare nga një sëmundje e rëndë. Autor i disa vëllimeve poetike, Ndoc Gjetja u lind më 9 mars 1944 në fshatin Bërdicë të Shkodrës.
Kur ishte shtatë vjec, prindërit e tij u vendosën me banim në Lezhë, ku jetoi derisa humbi jetën nga sëmundja e rëndë. Në vitin 1970, filloi të botojë poezitë e para dhe nuk ndërroi zhanër. Eshtë autor i disa vëllimeve poetike, ku poezitë që kanë bërë emër janë, “Epitaf për veten”, “Herakliti”, “ëndërr”, “Lutje”. Poezitë e Gjetjas janë dhe në tekstet letrare shkollore, Studiuesit dhe kritikët e letërsisë e kanë cilësuar Ndoc Gjetjan, si “Poeti me fytyrë Krishti”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›