Babai vret beben 3-muajshe sepse ishte vajzë

Foshnja Neha Afreen vdiq pas një arresti kardiak në një spital shtetëror në Bangalore, kryeqyteti i shtetit të Karnatakës në Indi.
Tremuajshja u pranua në spitalin Vani Vilas me 5 prill, me shumë plagë në kokë, ndrydhje në qafë dhe të djegura në trup. I ati i saj, Umar Farooq, me profesion bojaxhi makinash, akuzohet se ka dhunuar të bijën pasi dëshironte djalë.
Edhe pse Afreen ka shfaqur shenja përmirësimi të martën, gjendja e saj u përkeqësua gjatë natës për shkak të konvulsioneve të përsëritura. Ajo raportohet se ka pasur shumë ndrydhje të brendshme.
Mjekët njoftuan se Neha Afreen dha shpirt rreth orës 11:10 minuta të ditës së djeshme pas një arresti kardiak.
E ëma e Nehas, Reshma kishte frikë të kontaktonte me policinë pas dhunimit që i shoqi i bëri vajzës së tyre. 19-vjeçarja, Reshma Banu, ishte e pangushëllueshme kur mjekët i sollën lajmin e vdekjes së të bijës. Afreen ishte fëmija i tyre i vetëm dhe që prej momentit të vdekjes së saj, e ëma është në gjendje shoku.
Reshma pretendon se i shoqi, 37 vjeç, pijanec, e ka rrahur në vijimësi atë që kur kishte lindur vajzën.
Kur Reshma ka rënë në gjumë, Farooq akuzohet se i ka zënë frymën Afreenit me rroba dhe se e ka goditur me objekte të forta. Me t’u zgjuar në mesnatë për të parë fëmijën, ajo u shokua kur pa që ajo po thuajse nuk merrte frymë fare.
Vrasja e fëmijëve vajza nuk është e rrallë në Indi, ku edhe të arsimuarit dhe të pasurit kërkojnë fëmijë djem.
Sipas censusit të vitit 2011, raporti mes sekseve në Indi është 914 femra për 1000 meshkuj. UNICEF-i raporton po ashtu se në këtë vend është rritur ndjeshëm numri i aborteve nga ana e prindërve që zbulojnë që fëmija i tyre është vajzë dhe jo djalë.
/Start/F. Prroni/
2012-04-12 17:51