Votimi i Çefës, Rama: Berisha vodhi votat si Ristani

Përmes një konference për shtyp pasditen e sotme, kryesocialisti u shpreh se kryeministrit i mungon shumica.
“Ai nuk ka pasur asnjëherë shumicë as në Parlament, nëse nuk e kontrollon siç bëri sot në rolin e Ristanit, me ndihmën e Jozefinës në rolin e Sashenkës dhe Patozin në rolin e Tomës që ha përshesh”, tha Rama. “Kriza e votës së fshehtë ka kohë që ka hyrë edhe në Parlament. Sot ajo shpërtheu në formën e një rugaçërie turpëruese për Shqipërinë”, shtoi ai.
Duke e cilësuar kryeministrin si “vjedhës të rëndomtë”, kreu i PS-së tha se Berisha bllokoi standardet duke kthyer votimin në një emërim të dhunshëm. “Ai e ktheu votimin nga një garë në një emërim të dhunshëm, nga një zgjedhje të lirë të çdo deputeti në një zgjedhë të deputetëve të vënë në rresht përmes kërcënimit të leximit të fletës së votimit”, nënvizoi Edi Rama.
Kryesocialisti shtoi se Berisha i tërheq shqiptarët drejt rrënimit, edhe nëse ata përpiqen me mund që të shkojnë drejt Bashkimit Evropian: “Ky proces tregoi se nëse shqiptarët përpiqen të shkojnë drejt Evropës, ai [Berisha] i tërheq drejt rrënimit. Sot kryeministri dha provën e nevojës jetike që ai ka për ta mbajtur pushtetin e lindur nga vjedhja e votave vetëm përmes vjedhjeve të njëpasnjëshme, vjedhje të deputetëve dhe ministrave me votat e tyre. Ai hyri në sallë pa shumicë dhe qëndroi aty vetëm si vjedhës i rëndomtë votash dhe doli nga salla i zhveshur edhe prej atij legjitimiteti fals që ia jepnin deri dje numrat në Parlament”.
/Start/E.B/
2012-04-12 20:19