E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babëzia e ndërtimeve në bregdet, mijëra apartamente mbeten stok (FOTO)

Tiranë- Sektori i ndërtimit është shndërruar në një magazinë apartamentesh të pashitura për shkak të uljes drastike të kërkesës për blerje nga ana e qytetarëve. Sipas ‘Shoqatës së Ndërtuesve’ numri i apartamenteve të pashitura në shkallë vendi këtë vit ka arritur shifrën 12 mijë.

Numri me i madh rezulton ne qytete turistike ku pati nje bum ndërtimesh. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Maksim Muçi tha se janë qindra million Euro që kanë mbëtur të ngrira në beton.

Lista e qyteteve për apartamenete të pashitura: 5000 Vlora, 2500 Saranda, 300 Korça, 4500 Durrës, 600-700 Tirana.

Një tjetër problem me të cilin po përballen firmat e ndërtimit janë faturat e pashlyera nga qeveria për punët që kanë bërë me fondet publike, duke akumuluar një borxh mbi 100 milionë Euro.

Pallat shumëkatësh në Golem të Durrësit

Shoqata e Ndërtuesve hedh poshtë pretendimet e qeverisë se këto firma kanë përfunduar projektet para afatit të caktuar dhe kërkon shlyerjen e detyrimeve për to.

Pallat në ndërtim

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›