E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e 7 vjecares ne Durres Tavo pezullon dy shefa

Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo ka pezulluar nga detyra shefin e shërbimit pediatrik dhe shefin e laboratorit në Durrës pas vdekjes së vogëlushes 7 vjeçare. Në konferencën e sotme për shtyp ministri deklaroi se është ngritur një grup hetimor në spitalin e Tiranës dhe të Durrësit për të hetuar rastin në fjalë. Sipas tij rezultatet do të jepen pas përfundimit të hetimeve.

Vogëlushja Arsela Vladi nga fshati Xhafzotaj i Durrësit ndërroi jetë pasditen e së enjtes në Spitalin e Pediatrisë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pak orë pasi kishte mbërritur nga spitali i Durrësit në gjëndje të rëndë shëndetësore..
Familjarët akuzuan mjekët e Spitalit Rajonal të Durrësit për vdekjen e vajzës së tyre.. Arsela vuante nga diabeti dhe humbi jetën nga një goditje në tru. Sipas nënës së 7-vjeçares ishtë shtruar në spitalin e Durrësit dhe mjekët i kishin bërë një serum pa i kryer
më parë analizat dhe nuk e kishin kuptuar që ajo vuante nga diabeti.

Mesditën e sotme familjarë dhe të afërm i dhanë lamtumirën e fundit vogëlushes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›