10 arsye per te vizituar Shqiperine
Në këtë fundvit mediat e huaja sugjerojnë Shqipërinë si vend atraktiv për t’u vizituar në 2013. Lejla Giray në Huffington post në shkrimin me titull “10 arsye, në 2013 është koha të vizitoni Shqipërinë” përshkruan disa nga zonat më të bukura të Shqipërisë të shoqëruara me foto.
E izoluar për dekada me radhë nga një diktatureë e ashpër, Shqipëria hapi kufijtë në 1990. Kështu e nis shkrimin gazetarja. Ajo përmend 10 arsye të mira që dikush mund të vizitojë Shqipërinë në 2013. Nëse shkoni njëherë, shkruan ajo padyshimi që do të donit teë shkoni sërish.
Bukuria natyrore e Shqipërisë
Bukuria e Shqipërise është e zymtë, e egër dhe e vetmuar, nga Alpet Veriore deri tek plazhet e Detit Adriatik e Jon. Është një bukuri e egër, por që meriton të vizitohet.
Thesaret kulturore
Vendi është i pasur me qytete antike të mbrojtura nga UNESKO, ku më të njohurat janë Butrini, e po ashtu dhe Apollonia, më pak e eksploruar.
Kontrasti
Pjesë e bukurisë së Shqipërisë është progresi i saj i hasur në pengesa të shumta. Plazhet e virgjëra dhe ana tjetër resorte të mbipopulluar nga ana tjetër.
Tradita
E kaluara dhe e tanishmja bashkëjetojnë në shumë aspekte në Shqipëri. Fermerët kanë pak mjete të sofistikuara dhe shumë punë i bëjnë vetë. Përreth Liqenit të Ohrit, gratë përgatisin makarona me dorë. Nëpër Alpe shtëpi të tëra qëndrojnë të izoluara në dimër.
Shqiptarët miqësorë
Shqiptarët janë të ngrohtë, mikpritës dhe shumë kureshtarë. Shqiptarët janë të dhënë pas vizitorëve për t’i takuar dhe për t’i kënaqur ata.
Siguria
Në vitet ‘90 siguria ishte një problem serioz, sidomos në kohen e piramidave që shkatërruarn familjet shqiptare, gjë që bëri të shpërthejë dhuna në rrugët e vendit.
Diversiteti
Civilizimi ndër shekuj ka bërë që Shqipëria të ketë një dinamikë interesante të popullsisë. Feja ishte e ndaluar gjatë periudhës komuniste, dhe ajo u rikthye pas viteve ‘90.
Megjithëse me shumicë myslimane, Shqipëria mbetet një shtet laik.
Aventurat
Shpesh është thënë se Shqipëria është destinacioni i ardhshëm në Europë për aventura, jo vetëm nga bukuria natyrore, por edhe sepse në Shqipëri ke shumë aternativa, plazhe të tëra për t’u eksploruar, ciklizëm malor, rafting e shumë të tjera.
Përballimi i jetës
Shqipëria është një ndër vendet me cmime më të ulëta, të pakten sipas standardeve europiane. Çmimet janë 30-50% më të ulëta se në vendet fqinje si Kroaci, Greqi e Itali, e në këtë periudhë të zymtë ekonomike, Shqipëria mbetet një zgjidhje më e mirë.