E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baby Teuta likuidon Elbasanin

Teuta e versionit Junior regjistroi nje tjeter fitore te bukur duke mposhtur 2-1 Elbasanin ne Niko Dovana duke e zgjatur ne pese serine e ndeshjeve pozitive.

Sulmuesi 22-vjecar Mirel Cota dhe ai 19-vjecar Brunild Pepa me golat e tyre respektivisht ne minutat 34 dhe 38 i siguruan nje avantazh prej dy golash durrsakeve te Edi Martinit.

Per Coten zbulimi i ketij sezoni ky ishte goli i katert i tij ne kampionat duke u barazuar me Kulin e Shkumbinit Selimin e Lacit dhe Xhafajn e Flamurtarit. Per Pepen ishte rrjeta e pare sezonale.

Elbasani vuajti shume per te gjetur rrugen e rrjetes te cilen e gjeti vetem ne minuten e 84-te me nje gol te realizuar nga Altin Lloga por te pamjaftueshem per te ndryshuar fatin e ndeshjes.

Per Teuten tashme ne kuoten e 12 pikeve dhe perkohsisht ne vendin e katert kjo ishte trete sezonale te tria ne Durres nderkohe qe Elbasani i Krenar Alimehmetit pesoi humbjen e trete te tria ne transferte.

Ne javen e 9-te Teuta do te luaje ne kryeqytet kunder Tiranes ndersa Elbasani do te prese ne shtepi Shkumbinin.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune 23 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›