Fiton Shkumbini nje boshnjak mund Vllaznine

Nje gol i vonshem i realizuar nga zevendesuesi Altin Gerbovic i siguroi nje fitore te ngushte 1-0 Shkumbinit ne sfiden ndaj Vllaznise ne takimin hapes te javes se 8-te te Kategorise Superiore.
Nje fitore shume e rendesishme per Shkumbinin - e treta sezonale - e qe i con peqinasit ne kuoten e 11 pikeve po aq sa Vllaznia por me golaverazh me te mite se shkodranet.
Takimi pati grinte dhe emocione. Ne pjesen e pare kulmet ishin nje shtylle e goditur nga mesfushori i Vllaznise Armando Vajushi 25 si dhe dy raste te pashfrytezuara nga Nora dhe Mustafaj per Shkumbinin.
Fraksioni i dyte nisi me perpjekjet e Nores per peqinasit dhe Sinanit per shkodranet. Ne te 60 sulmuesi i Shkumbinit Erjon Mustafaj nuk arriti te shenoje perballe portieri malazez te Vllaznise Miroslav Vujadinovic nderkohe qe dhjete minuta me pas portieri mik shmangu ne goditje kendi nje gjuajtje te rrepte te Emiljano Veliajt.
Trajneri Agim Canaj luan me karten e fundit duke zevendesuar sulmuesin Erjon Mustafaj me boshnjakun Altin Gerbovic dhe 24-vjecari ia shperbleu me golin e shenuar vetem nje minute perpara perfundimit te kohes se rregullt.
Ndersa per Shkumbinin kjo ishte fitorja e trete ne tete jave per Vllaznine kjo rezultoi humbja e trete duke komplikuar jo pak pozitat e trajnerit malazez te kuqebluve Mojash Radonjic.
Ne javen e 9-te Shkumbini do te perballet me Elbasanin ne Ruzhdi Bizhuta ndersa Vllaznia do te prese ne shtepi Flamurtarin.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune 23 Tetor 2010