E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te pathenat e hedhjes nga ura te studentit 18-vjecar

Nju Xhersi 4 tetor NOA/ Rid Bulku - Nje student 18-vjecar i universitetit te Rutgers ne Nju Xhersi eshte vetevrare duke u hedhur nga nje ure dhe kjo pasi zbuloi se nje takim seksual me nje student tjeter ishte xhiruar nga nje kamere e fshehur dhe me pas ishte vene online ne rrjetin shoqeror te Twitter.

Dy pergjegjesit e kesaj vepre nje djale me origjine indiane dhe nje vajze aziatike jane inkriminuar per prishje te privatesise.

Rrezikojne dy vjet heqje lirie. Tyler Clementi nuk arriti dot te suportonte turpin per te pranuar se kishte kryer marredhenie homoseksuale dhe vetem tre dite me pas u hodh ne lumin e Hudson nga nje ure.

Tashme ajo qe fillimisht dukej si dicka adoleshente eshte kthyer ne nje ceshtje serioze per Dharun Ravi nje djale me origjine indiane dhe Molli Wei nje vajze aziatike te dy 18 vjecare ashtu si dhe viktima e tyre qe tre dite me pare e kishin regjistruar fshehurazi ne takimet e tij homoseksuale.

Historia e djalit biond me syze i zgjuar dhe i ndjeshem nje violinist premtues ne orkestren simfonike te Universitetit ka tronditur aq shume SHBA-ne deri ne ate pike saqe ka fituar dhe faqen e pare te Nee York Times.

r.b/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/31561-te-pathenat-e-hedhjes-nga-ura-te-studentit-18-vjecartitleTe pathenat e hedhjes nga ura te studentit 18-vjecartheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›