E Diel, 1 Nëntor 2026

Baci: Nuk ka zjarrvënie në burgun 313

Autoritetet e burgjeve hedhin poshtë lajmet e publikuara nga media sot për një revolte dhe zjarrvenie ne qelitë e burgut 313 dje nga disa te paraburgosur. Drejtori i policisë se burgjeve, Shpetim Baci , konfirmoi per TV A1 se nuk ka pasur një zjarrvënie por vetëm nje rebelim te disa te paraburgosurve, qe eshte izoluar menjëherë nga gardianet e burgut 313. Sipas Bacit, gjithçka ka ardhur pasi nga nga gardianet është penguar hyrja ne burg e nje sasie ushqimi për Indrit Taullahun, ku kishte dhe peshk, nje ushqim qe ndalohet per shkak te cenimit te sigurise se te denuarve. Kjo sipas drejtorit te policise se burgjeve ka shkaktuar zemerim e rebelim te Taullahu dhe shoket e tij. Drejtori i policise se burgjeve Shpetim Baci, tha se anetari i bandes se Durresit, Indrit Taullahu vazhdon  te jete ededhe pas ketij incidenti ne burgun 313, ku per eshte marre mase ndeshkimore 20 dite ne qeline e izolimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›