E Diel, 1 Nëntor 2026

Tubim paqësor para kryeministrisë

Njerëz të shumtë janë mbledhur sot në orën 12:00 përpara kryeministrisë. Manifestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, pas tragjedisë së Gërdecit. Manifestimi organizohet nga “Aksioni qytetar për solidaritet”. Ata kërkojnë që kryeministri të mbajë përgjegjësi për atë çka ndodhi, si dhe janë shprehur se do të dalin çdo të shtunë në shesh derisa të zbardhet çështja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›