E Diel, 1 Nëntor 2026

Baftjar Zeqaj Zhbllokuam investimet ne Fier

do dite per tre vitet e fundit ishte nje dite lufte ne bashkine e Fierit. Keshilli kryesohej nga aleanca PD-LSI ndersa kreu i bashkise ishte zgjedhur nga PS. Keshilli bashkiak kishte bllokuar nje sere investimesh te rendesishme duke bllokuar madje edhe buxhetin. Pas 8 majit shifrat e jeshullit kane ndryshuar.

Zoti Zeqaj si eshte konfigurimi i keshillin bashkiak te Fierit pas zgjedhjeve te 8 majit

Ndryshe nga mandati i meparshem ne mandatin e ri kater vjecar e majta ka siguruar 19 anetare ne keshillin bashkiak nga 35. Pra jane ndare ne 19 per te majten dhe 16 per te djathten. Kjo siguron nje qetesi per kryetarin e bashkise per te qeverisur me mire dhe me me vendosmeri ne mandatin e ardhshem.

Cilat kane qene pengesat qe bllokuan disa investime te rendesishme vitin e kaluar

Kane qene dy vite shume te veshtira per bashkine e Fierit dhe ne pergjithesi per qytetin sepse jane investime te parashikuara per tu realizuar ne vitin 2010. Investime te rendesishme si pallati i sportit ura e Shegjit mbyllja e unazes se qytetit dhe disa blloqe pallatesh. Pengesat jane krijuar sepse mazhoranca perbere nga PD dhe LSI bllokuan keshillin e bashkise.

Me fjalen mazhorance eshte spekuluar dhe eshte bere nje manipulim per te majten para 4 vjetesh kur eshte bashkuar PD dhe LSI ne kete menyre e djathta duke pasur shumicen ne keshillin bashkiak e ka shfrytezuar ate per te bllokuar nje pjese te mire te projekteve te rendesishme dhe ne menyre te vecante per te prishur imazhin e punes se bashkise. Nje gje e tille eshte permendur edhe gjate fushates qe nuk eshte punuar por raporti i investimeve ne Fier ka qene shume i madh pavaresisht nga bllokimet qe solli mazhoranca.

Pse eshte vonuar mandati zyrtar dhe a jane kryer procedurat perkatese

Ne Shqiperi te gjitha gjerat i di qeveria ne kemi shume pak informacion dhe nuk e dime kur do te behet konstituimi pasi KQZ nuk ka nje grafik te qarte per shperndarjen e vertetimeve nje grafik te tille do te kete dhe perfekti per te bere dhe konstituimin e njesive vendore. Mendoj qe te filloje puna ne ato njesi vendore ku nuk ka pasur kontestime ne KQZ

Zoti Berisha ka premtuar bashkepunim me pushtetin vendor. Si e vleresoni kete deklarate

Besoj se eshte nje premtim i radhes pasi pervoja e ka treguar qe eshte nje premtim i pa mbajtur me gjithe pritjen shembullore qe i ka bere e majta dhe kerkesat e shtruara prej saj. Ne thjesht kerkojme nga kryeministri te na jape ato qe na takojne te mos na pergjysmoje dhe diferencoje midis njesive vendore roze dhe blu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›