Lidington vizitë në Tiranë, takime me krerët e shtetit

Ministri Britanik i Shtetit për Europën, David Lidington, është sot një vizitë në vendin tonë me ftesë të Ministrit të Jashtëm Shqiptar, Edmond Haxhinasto.Kjo është vizita e parë e Lidington për Shqipërinë që kur ai u bë Ministër në muajin maj, të vitit 2010.
Ndërkohë mësohet se Lidington do të takohet me Ministrin e Jshtën Edmond Haxhinasto, presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha si dhe me kreun e opozitës për të diskutuar mbi gjendjen politike, axhenden e reformave të BE-së, dhe prioritetet e Mbretërisë se Bashkuar për sundimin e ligjit. Ai do të bëjë gjithashtu edhe një takim të shkurtër me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama.
Më herët gjatë rrugës për në Tiranë, Lidington tha se “ Mbretëria e Bashkuar mbështet fuqimisht dëshirën e Shqipërisë për t`u bashkuar me BE-në. Megjithatë, për të përparuar më tej, është me rëndësi që politikanët dhe institucionet shqiptare të demonstrojnë pjekurinë e tyre demokratike dhe kredencialet evropiane. Unë pres që të diskutoj këtë axhendë me partnerët shqiptarë në Tiranë”.