E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bagetite, nis regjistrimi ne te gjithe vendin

Ne fillim te ketij muaji, ka filluar procesin e regjistrimit te blegtorise (gjedhit) ne te gjithe vendin nga Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, me nje financim prej 1.2 milione USD nga buxheti i shtetit. Burime nga MBUMK-ja, bene te ditur, se ky projekt ka per qellim krijimin e kartelave shendetesore te kafsheve bujqesore, me te gjitha te dhenat e nevojshme per sigurine ushqimore qe plotesojne, ne prodhimet blegtorale. Ky proces qe parashikon te perfundoje ne dhjetor te ketij viti, do te sherbeje per rritjen e sigurise se prodhimeve blegtorale ne tregjet e vendit. Ne fundin qe shkoi, ritmi i matrikullimit te bagetive dhe regjistrimit te fermave ishte shume i ulet. Puna e operatoreve private eshte shume e dobet dhe kerkesa e llogarise nga sherbimi veterinar nuk eshte ne nivelin e kerkuar. Per kete qellim, ne bashkepunim me Autoritetit Pergjegjes ne MBUMK, u hartua strategjia e re per zbatimin ne terren te identifikimit te kafsheve dhe regjistrimit te fermave blegtorale. Mbi bazen e ketij programi te ri pune do te analizohet ecuria e secilit operator privat dhe do te vleresohet puna e tij. Do te kerkohet nje angazhim me serioz i sherbimit veterinar, me autoritetin dhe pergjegjshmerine per realizimin e ketij programi. Nuk mund te pranohet qe gjate nje periudhe rreth 6 mujore, nje operator privat te matrikulloje mesatarisht vetem 400-500 krere, pra me pak se 100 krere ne muaj, njoftuan burime te ministrise se Bujqesise. Ne Shqiperi terbimi ka qene nje semundje shqetesuese qe nga viti 1928 deri me 1976. Gjate kesaj periudhe rastet kane qene sporadike dhe kryesisht ne kafshet e egra (ujq, dhelpra, cakalle, etj). Per rreth nje cerek shekulli (1976- 2000), nuk ka pasur raste me terbim dhe vendi eshte klasifikuar si i shendetesuar nga kjo semundje. Por terbimi rishfaqet ne Shqiperi ne mars te vitit 2001 ne fshatin Morine te rrethit te Kukesit dhe pasohet me raste te njepasnjeshme gjate viteve 2002 - 2006 po ne kete zone cka tregon se kjo semundje eshte kryesisht e perqendruar ne

Qarkun e Kukesit. Perqendrimi i rasteve ne rajonin e Kukesit vjen si pasoje e perhapjes gjeografike te semundjes nga veriu i Evropes drejt jugut te saj. Kjo levizje hapesinore e semundjes sot per sot ka prekur vetem veriun e Shqiperise duke u bere vater konstante per perhapjen e semundjes edhe me tej. Ndaj dhe regjistrimi i gjedheve ne te gjithe vendin dhe krijimi i kartelave mjekesore do te lehtesoje me shume sherbimin veterinar dhe do te krijoje ne te njejten kohe nje garanci me shume per kontrollin e cilesise se prodhimeve blegtorale qe i ofrohen konsumatorit si produkt final.

Qellimi

Procesi i regjistrimit i bagetive ne te gjithe vendin do te vijoje deri ne fund te vitit. Projekti ka per qellim krijimin e kartelave mjekesore per kafshet, me qellim kontrollin mbi cilesine e bulmetit dhe parandalimin e semundjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›