Ilir Rusmajli ne shoqerine e Ristanit te KQZ-se
Edhe pse pushimet parlamentare kane nisur prej ditesh, Ilir Rusmajli nuk eshte larguar nga Tirana. Madje jo vetem kaq. Duke u nisur nga fakti, qe shfaqet ne shoqerine e njerit prej anetareve te KQZ-se, duhet te mendojme, se zoti Rusmajli nuk eshte shkeputur as nga bisedat politike. Ai eshte fotografuar nga paparazzi yne mesditen e djeshme, se bashku me Arben Ristanin, ndersa jane drejtuar ne nje prej kafeneve ne afersi te Kryesise se Kuvendit. Kryetari i komisionit te ligjeve me sa duket ka ende per te diskutuar edhe ne lidhje me ceshtjet e kodit zgjedhor dhe zhvillimet e tjera politike, qe priten ne shtator me rifillimin e punimeve te Kuvendit.