E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bahrein: Gaz lotsjellës kundër protestuesve

Ushtarët në Bahrein kanë përdorur gaz lotsjellës për t`i shpërndarë mijëra protestues, të cilët po e sfidojnë ndalesën e qeverisë dhe u nisën drejt sheshit kryesor në kryeqytetin Manama.

Dhuna shpërtheu disa orë pas ceremonialit të varrimit të protestuesve që e humbën jetën dje në vërsuljen brutale të policisë kundër demonstruesve, të cilët kërkojnë përmbysjen e regjimit monarkist të sunitëve në Bahrein, ujdhesë me shumicë shiite.

Bahreini është aleat strategjik i Uashingtonit dhe bazë e Flotës së pestë amerikane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›