Pika e këmbimit në Afganistan në “listën e zezë”

Departamenti i Thesarit në SHBA e ka vënë në listën e zezë një pike kembimi në Afganistan, duke thënë se ajo pastron para për organizatat që trafikojnë lende narkotike.
Departamenti tha se pika e kembimit në Kabul u vendos në listën e zezë bashkë me 15 individë dhe entitete te tjera.
Departamenti tha se rrjeti "New Ansari" ka pastruar para nga heroina, opiumi dhe morfina, të cilat janë tregëtuar nga Afganistani.