E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB, SHBA dënojnë shtypjen në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore

Zyrtarë të lartë të Kombeve të Bashkuara thanë se forcat e sigurisë në vendet si Libia dhe Bahreini kanë përdorur forcë ilegale dhe të tepruar në përgjigje të kërkesave legjitime të njerëzve të vete.

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillai, i dënoi edhe vrasjet e protestuesve në Algjeri, Bahrein, Iran, Irak, Libi dhe Jemen.

Pillai tha se rajoni i Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore "po vlojnë nga zemërimi".

Deklaratave të saj u ka bërë jehonë edhe presidenti amerikan Barak Obama.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, tha se Obama është i shqetësuar nga raportet për dhunë në Bahrein, Libi dhe Jemen, dhe u ka bërë thirrje qeverive që të përmbahen në përballjen me protestuesit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›