E Diel, 1 Nëntor 2026

Bahrein arrestohen kater lidere te opozites

Në Bahrein janë arrestuar të paktën katër liderë të opozitës, përfshirë edhe Hassan Mushaima i lëvizjes radikale shiite Haq, që ka kërkuar edhe fundin e monarkisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur militantë të Wefaq, partia kryesore e opozitës Shiite në ishullin-shtet.

Parlamentari i Wefaq, Mattar Ibrahim ka konfirmuar arrestimet, duke shtuar se është ndaluar edhe Ibrahim Sharif, kreu i partisë laike të së majtës Waad.

Nuk ka për momentin as konfirmime dhe as përgënjeshtrime zyrtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›