Skandali i Sifilizit Guatemala hedh ne gjyq SHBA-ne

Guatemala hedh në gjyq SHBA-në për infektim të qëllimshëm të popullsisë me sifiliz në vitet 1940. Një grup banorësh të Guatemalës të cilët thonë se janë viktima të një eksperimenti mjekësor të 1940 ngritën padi kundër qeverisë së SHBA për infektimin e tyre të qëllimshëm me sifiliz. Sipas tyre qëllimi i eksperimentit ishte testimi i penicilinës, një mjekim i ri për atë kohë e shkencëtarët kishin infektuar fillimisht prostitutat për të vijuar më pas me të burgosur e personave me aftësi të kufizuar në mënyrë që të mund të hetonin trajtimin me antibiotik dhe të vinin në prove efikasitetin e medikamentit.
Prokurorja Piper Hendricks që përfaqëson paditësit deklaron se rasti në mënyrë të qartë shkel procedurën normale mjekësore që nga betimi i Hipokratit në shekullin V para erës sonë behet fjalë për një veprim barbar. Eksperimenti u zbulua vitin e kaluar nga Susan Reverby, profesore e studimeve gjinore në Wellesley College në Massachusetts.
Në bazë të gjetjeve të saj, 696 burra dhe gra ishin të ekspozuar ndaj sëmundjes dhe të dhënat tregojnë se, pavarësisht nga synimet, jo të gjithë u shërun. Guatemala e ka dënuar eksperiment si një krim kundër njerëzimit dhe bëhet e ditur se po studiohen mundësitë për ta cuar cështjen në një gjykatë ndërkombëtare.
Paditësit thonë se janë fëmijët e pjesëmarrësve origjinale në studim. Kur eksperimenti doli në dritë, sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe sekretarja e departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Kathleen Sebelius lëshuan një deklaratë zyrtare ku e quajtën studimin ne fjalë "jo etike" dhe kërkuan falje për të. Presidenti Barack Obama telefonoi presidentin e guatemalës Alvaro Colom për ti kërkuare falje.
Delina Bitraku
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 16 mars 2011 )