E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bahrein, protestuesit anti-qeveritarë mbushin sheshin

Në mbretërinë e vogël vijojnë protestat anti-qeveritare, pavarësisht se mbreti kërkoi ndjesë për dy viktimat. Protestuesit anti-qeveritarë vijojnë të mbushin sheshin në qendër të kryeqytetit Manama, pas dy ditësh përleshje të dhunshme, dhe vrasjes së dy protestuesve.

Protestuesit po ushtrojnë presion për një mori kërkesash përfshirë reformat politike dhe më shumë të drejta njeriu në mbretëri.

SHBA-ja, e cila ka një bazë të madhe ushtarake në vend, shprehu shqetësimet për vrasjet dhe bëri thirrje për vetëpërmbajtje.

Një korrespondent i Al-Xhazira në Bahrein, i cili nuk mund të identifikohet për arsye sigurie, theksoi se mijëra protestues po zinin sheshin e madh në kryeqytet të mërkurën në mëngjes.

“Ata janë të mirë organizuar dhe theksojnë se do të bëjnë versionin e Sheshit Tahrir në Sheshin Pearl Roundabout, në Manama”, theksoi korrespondenti.

Ai njoftoi gjithashtu se protestuesit po mbanin një ceremoni mortore për protestuesin që humbi jetën dje. Ministria e Brendshme njoftoi më parë se personat që kishin qëlluar mbi protestuesit ishin arrestuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›