E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bahreini shpërndan partinë kryesore shiite

Qeveria e Bahreinit ka urdhëruar shpërndarjen e partisë më të madhe shiite në vend pas protestave disa javëshe kundër sundimtarëve sunitë.

Vendimi kundër partisë Al Vefak është pjesë e aksionit të qeverisë për luftimin e opozitës, pasi forcat qeveritare shtypën demonstratat, në të cilat shumica shiite kërkonte të drejta të barabarta dhe monarki kushtetuese me qeveri të zgjedhur.

Shtetet e Bashkuara thanë se janë të shqetësuara nga shpërndarja e partisë Al Vefak, dhe thanë se do ta mirëprisnin kthimin e vendimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›