Bahri Nuredini, kryeshef i aeroportit "Adem Jashari"

Bordi i Drejtorëve i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” SH.A. ka vendosur që për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” SH.A. të zgjidhet Bahri Nuredini.
Sipas një njoftimi të zyrës për Informim në ANP, thuhet se Bordi po ashtu ka zgjedhur për pozitën zyrtar kryesor financiar dhe i thesarit Valon Grabovcin, pastaj si zyrtar për auditim të brendshëm Xhyldane Kiçmarin dhe për pozitën sekrtar kompanie Valmir Hylenajn.
“Kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent të udhëhequr nga Bordi i Drejtorëve të ANP “Adem Jashari” SH.A. dhe në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrjet Publike”, thuhet në njoftim./Indeksonline/