Bridges: S’përdor kanabis gjatë punës

Nga Express më 24 gusht 2011 në ora 20:30
Aktori Jeff Bridges kurrë nuk ka tymosur kanabis kur ka punuar.
Aktori dhe muzikanti gjithmonë ka pranuar se ka përdorur marihuanë, por ka thënë se kurrë nuk ka përdorur këtë lloj droge kur ka xhiruar ndonjë film.
“Nëse ma ofrojnë (marihuanën) e marrë, por nuk jam një përdorues i rregullt i saj, edhe pse njerëzit mendojnë kështu. Nuk e tymosi kanabisin, sidomos kur jam në punë sepse më pengon”, tha ai.