Bajden SHBA do ofroje mbeshtetje te pakthyeshme per Kosoven
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ofrojnë mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakthyeshme për pavarësinë e Kosovës, ka theksuar zv/presidenti amerikan Xho Bajden, pas një bisede telefonike të zhvilluar një ditë më parë në Romë me presidenten e republikës së Kosoves, Atifete Jahjaga.
Në një deklaratë të zyrës së nënpresidentit, Bajden kishte përsëritur përgëzimet e tij për zgjedhjen e zonjës Jahjaga dhe veç të tjerash, theksoi mbështetjen edhe për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës si një demokraci shumëetnike.
Nënpresidenti Bajden përshëndeti arritjen e marrëveshjeve të 2 korrikut në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe theksoi nevojën për përparim të mëtejshëm në çështje që sjellin përfitime praktike për qytetarët e të dyja vendeve.
Nënpresidenti amerikan dhe Presidentja Jahjaga diskutuan gjithashtu mbi përpjekjet e Kosovës për të luftuar korrupsionin, për të forcuar shtetin ligjor dhe për të vazhduar reformat e brendshme në Kosovë, duke nënvizuar se këto janë hapa themelore për tërheqjen e investimeve dhe nxitjen e rritjes ekonomike.