Gjen një milion euro, por nuk i mban për vete

Nga Express më 07 korrik 2011 në ora 20:41
Një zyrtar i ushtrisë gjermane ka gjetur tri valixhe me gjithsej një milion euro, të cilat para pak ditësh kishin rënë nga një automjet transportues në autostradën në Bavari dhe ua ka kthyer policisë.
Identiteti i zyrtarit nuk është bërë i ditur, por është thënë se ai është zyrtar 41-vjeçar i ushtrisë gjermane. Paratë janë gjetur në autostradën në afërsi të qytetit Bad Kisingen.
Dëshmitarët thanë se një makinë është ndaluar në rrugë dhe se vozitësi kishte ngarkuar diçka në automobil.
Policia ka marrë në pyetje njeriun i cili ka gjetur paratë për të konfirmuar rrethanat.