E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtraus Kahn/ Avokatet e kamarieres kerkojne zevendesim te prokurorit

Avokatët e kamarieres që akuzoi ish shefin e FMN-se Domenic Strauss Kahn, kanë kërkuar zëvendësim të Prokurorit të Qarkut të Manhatanit, Cyrus Vance, nën arsyetimin se ky i fundit ka dëmtuar çështjen e tyre pasi kanë nxjerrë informacion rreth saj.

Sakaq një nga zëdhënëset e prokurorit Vance tha se pretendimet ishin "tërësisht të pavërteta". Më herët, avokatet e Strauss-Kahnit dhe prokurorët mbajtën një takim privat rreth 90 minuta, në një përpjekje të dukshme për të shqyrtuar mundësinë e një marrëveshjeje.
Ish shefi i FMN-se ka vijuar të mohojë akuzat ndaj tij për abuzim seksual me një kamariere të një hoteli në New York.

Së fundmi ai është liruar nga arresti i shtëpisë ndërsa priten që akuzat kundër tij të hidhen poshtë. Shqetësimet e shfaqura së fundmi për vërtetësinë e akuzave ndaj ish-shefit të FMN-së e kane lënë çështjen pezull dhe e kanë futur në një qorrsokak zgjidhjen e saj. Në qarqet mediatike flitet se Strauss Kahn do të rikthehet së shpejti në jetën politike franceze.

Megjithatë sikur të mos mjaftonte, një shkrimtare franceze ka depozituar një padi kundër Kahn, ku ka akuzuar atë se ka tentuar të abuzojë seksualisht me të gjatë kohës kur shkrimtarja intervistonte ish-shefin e FMN-së.  Menjëherë pas ngjarjes Strauss-Kahn tha se do të padisë shkrimtaren franceze për deklarata të rreme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›