Bajden:Vendbanimet izraelite minojnë besimin për bisedime
Këto komente Bajden i bëri pas takimit me presidentin e Autoritetit palestinez Mahmud Abas në Ramallah të Bregut Perëndimor.
“Është detyrë e të dyja palëve që të ndërtojnë një atmosferë të mbështetjes për negociatat dhe të mos i ndërlikojnë ato. Vendimi i qeverisë së Izraelit për t’i shtyrë përpara planet për ndërtimin e njësive të reja të banimit në Jerusalemin Lindor e minon këtë besim, për të cilin tani kemi aq shumë nevojë në mënyrë që t’i fillojmë negociatat. Kjo është arsyeja që unë e dënova këtë veprim”, theksoi Bajden.
Zëvëndëspresidenti amerikan theksoi se palestinezët meritojnë një shtet të pavarur dhe të qëndrueshëm.
Kritika dhe nga OKB-ja
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun ka dënuar planet e ndërtimeve të reja izraelite në Jeruzalemin Lindor.
Një zëdhënës i Ban Ki Mun tha se ndërtimi i 1600 banesave të tjera në Ramat dhe Schlomo shkel të drejtat ndërkombëtare dhe pengon zhvillimin e procesit të paqes në Lindjen e Afërt.