Transparenca e zgjedhjeve, Rama takime në PE
Gjatë këtyre takimeve kryetari i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve, Martin Schultz, mirëpriti kthimin e deputetëve të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.
Schultz ka shtuar se shpreson që partitë e qeverisë shqiptare do t’i japin tashmë një përgjigje pozitive kërkesave të opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet. Me këtë rast Rama nënvizoi edhe njëherë faktin se Partia Socialiste pranon vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas zgjedhjeve dhe që nuk është objektivi i partisë së tij të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve.
“Dy janë çështjet e mëdha që na kane sjellë këtë herë në Parlamentin Evropian, transparenca e zgjedhjeve dhe liberalizimi i vizave. Iu drejtova grupit socialist duke i kërkuar mbështetje, pasi është e domosdoshme qe Shqipëria te ndahet njëherë e mire nga praktika e manipulimit te zgjedhjeve. Po ashtu kërkova edhe lëvizje të lirë të shqiptarëve, të cilët janë te fundit te mbetur te izoluar", u shpreh Rama.
Zëvendëspresidentët e grupit Severin dhe Svoboda deklaruan dëshirën e tyre për të vizituar Shqipërinë dhe të zhvillojnë bisedime me të gjitha partitë për të ndihmuar gjetjen e një marrëveshjeje për një zgjidhje të balancuar.