Bajern Xherdan Shaqiri eshte lojtari i momentit
Në fushë nuk ishte Riberi, por ishte Xherdan Shaqiri. Futbollisti shqiptaro-zviceran vazhdon të bëjë jehonë pas suksesit 6-1 të Bajernit ndaj Volfsburgut në Kupën e Gjermanisë.
Shaqiri shënoi vetëm një gol, por krijoi 3 të tjerë dhe drejtori teknik, Matias Zamer, e quajti paraqitjen e tij si “klas botëror”.
Tashmë, mediat në Gjermani shkruajnë se trajneri Hajnkes ka dhimbje koke për të zgjedhur formacionin.
Riberi është 30 vjeç dhe Roben ndoshta do të largohet sezonin e ardhshëm, ndaj duket se Shaqiri po troket në formacion në momentin e duhur.