E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ky është "mbreti" i futsallit kosovar

Ramadan Alaj është futbollisti që po mahnitë të gjithë me aftësitë e tij në futsallin kosovar. Ylli kosovar është 25 vjeçar, ndërsa është lojtar i rregullt i Kombëtares Shqiptare në futsall.

Alaj luan në ligën e futsallit kosovar, me skuadrën e njohur Liburni nga Gjakova. Alaj llogaritet si futbollisti më i mirë në futsallin kosovar dhe më gjerë.

Se Alaj është një talent i lindur në futboll, tregon edhe interesimi i disa skuadrave evropiane për të. Benago nga Çekia si dhe skuadra nga Zvicra dhe Kroacia janë të interesuara për shërbimet e yllit kosovar.
Në videon në vazhdim mund të shikoni një gol të Alajt për Liburnin ndaj skuadrës Nacional të Zagrebit dhe paraqitjen e tij në Kombëtaren Shqiptare ndaj Danimarkës.

/>  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›