Si do të dukej Premierliga po të shënonin vetëm anglezët

Mediat angleze kanë bërë një bilanc se si do të dukej Premierliga Angleze këtë edicion nëse gola do të shënonin vetëm futbollistët anglez.
Sauthampton do të ishte lidere e Premierligës me 61 pikë nga golat e lojtarëve anglez ndërsa do të kishte 18 fitore me 61 pikë të tubuara. Liverpool do të ishte në vendin e dytë me 58 pikë.
West Ham United, Chelsea dhe Manchester United mund të mbyllnin top 5. Wigan Athletic dhe Newcastle United janë skuadrat që i kanë parë më së shumti hajër lojtarëve anglez./Indeksonline/