E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajern i falet sekondave shtese me Hofenhaimin

Skuadrat e medha shihen ne momentet e veshtira dhe kete gje e ka treguar Bajerni i Mynihut ne kete jave te peste te Bundesliges perball Hofenhaimit.

Edhe pse skuadra vendase kalon ne vanatazh qe ne sekondat e para te ndeshjes ne minutat ne vazhdim skuadra e Van Gal eshte treguar superiore duke krijuar disa raste per te shenuar por nuk kane mbetur pas edhe vendassit te cilet godasin edhe shtyllen pingule ne mbylljen e pjeses se pare. Gjithsesi 45 minuteshi eshte mbyllur ne avantazh te Hofenhaimit 1-0. Pjesa e dyte ka nje tjeter ritem per Bajernin i cili kerkon me ngulm golin e barazimit. Bavarezet ia dalin mbane ne minuten e 62-te kur Riberi arrin te depertoje nga e majta duke goditur ne ate menyre qe portiere i Hofenhaimit vetem grushton duke i dhene Mylerit nje top te arte me porte te boshatisur. Sulmuesi i Bajernit nuk mund te gaboje dhe shifrat barazohen ne 1-1 por ne kete rast goli Van Gal humbet edhe francezin Riberi i cili demtohet ne kavilje. Deri ne minutat e fundit u duk se ndeshja po shkonte drejt perfundimit ne barazim 1-1 por Bayerni gjen edhe golin e dyte edhe pse ne pozicion jashte loje me Van Bujten i cili shfrytezon asistin e dhene me koke nga Olic. Edhe pse kane arritur te sigurojne keto tre pike bavarezet mbeten 7 pike larg Mainzit qe mbetet ne krye pasi ka fituar ne kete jave 2-0 me Kelnin. .

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›