La Liga Real Madrid vazhdon serine e fitoreve

Real Madrid-i i trajnerit Jose Mourinho sepse nuk po fal asnje skuader qe i del perpara.
Ne javen e katert te La Liga skuadra Merengues ka mundur paster 3-0 katalanasit e Espanyol duke u ngjitur ne kuoten e 10 pikeve. Golin e pare e shenoi Ronaldo me penallti ne minuten e 28-te dhe me pas thelluan sulmuesit kryesore Higuain e Benzema ne pjesen e dyte te takimit.
Ndeshja u karakterizua nga loja e ashper per shkak te daljes me karton te kuq te madrilenit Pepe dhe katalanasve Galan e Forlin. Ne keto 4 ndeshje te para ndihet dora e trajnerit luzitan i cili dallohet per loje racionale por rezultate pozitive.
Barcelona qe ka 4 pike me pak do te ndeshet sot me Gijonin. Ne dy takimet e tjera Athletic Bilbao mundi me te njejtin rezultat Majorken dhe Osasuna 3-1 Real Sociedadin.