Bajerni gjen fitoren ndaj Karlsruhes se Kapllanit
Bajerni i Mynihut i rikthehet fitores se munguar ne javen e 7-te te Bundesliges gjermane, ne Karlsruhe, me nje gol te Miroslav Kloses ne minutat e fundit te ndeshjes. Sulmuesi i kombetares sone, Edmond Kapllani eshte aktivizuar ne 15 minuta e fundit dhe ishte ne fushe kur ekipi i tij pesoi golin e humbjes. Ervin Skela ka luajtur 45 minutat e para per ekipin e tij, Enerxhi Kotbus, qe u mund minimalisht ne fushen e Kelnit. Hanoveri i Altin Lales eshte turperuar ne shtepi, pas triumfit te ekipit debutues ne Bundeslige, Hofenheim. Hanover eshte mundur me rezultatin e thelle, 5-2. Per ekipin e tij, kapiteni i ekipit tone kombetar, Altin Lala nuk luajti asnje minute ne kete ndeshje. Bajerni me fitoren e djeshme i eshte afruar kreut, duke perfituar edhe nga humbja e Shtutgartit. Edhe Verder Bremen nuk shkoi me shume se nje barazim, 3-3 me Dortmundin ne fushe te tij.