E Shtunë, 31 Tetor 2026

I moshuari plagos bashkefshatarin

SKRAPAR- Policia e Corovodes ka nisur hetimet ndaj nje 72-vjecari qe akuzohet se ka qelluar me sepate nje bashkefshatarin e tij duke e lene te plagosur. Murat Hoxha, do te jete nen hetim pasi akuzohet per vepren penale te "plagosjes me dashje". Policia tha se i moshuari, banor i komunes Leshnje ne Skrapar mesohet se eshte autor i plagosjes se bashkefshatarit te tij, Ilir, Th, 59 vjec. Grindja mes dy bashkefshatareve mesohet se ka ndodhur per shkak te demtimit te prones. Burime te policise Corovode, bene me dije se eshte marre informacioni per nje grindje te ndodhur ne fshatin Leshnje. Ekspertet e policise qe kane mberritur ne vendin e ngjarjes kane mesuar se shkak mes grindjes se bashkefshatareve, ishin bere akuzat qe 72 vjecari ngrinte ndaj 59-vjecarit per demtimin e tokes nga bagetite e ketij te fundit. Pas kesaj, policia vuri nen hetim te moshuarin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›