Tirana kerkon "kuroren" e Dinamos
Mesfushori i Dinamos, Elvis Sina do te luaje per here te pare me fanellen e re ndaj ish- ekipit te tij, Tiranes. Derbin e sotem, i cili do te luhet ne "Qemal Stafa" (ora 18.00), mesfushori dinamit po e pret me nje emocion te vecante. Ai eshte larguar ne fund te ketij sezoni nga Tirana, ekipi me te cilin ka luajtur per me teper se nje dekade dhe me te cilin numeron disa tituj kampione. Lojtari i krahut te djathte shpreson te vijoje sukseset me ekipin e tij te ri, per te cilin thote i bindur se fitorja ndaj Tiranes do te jete nje motiv per te kaluar ne krye te klasifikimit. 'Une jam pjese e Dinamos," - thekson Sina, - keshtu qe ndaj Tiranes do te jete nje ndeshje e vecante si per mua, edhe per ekipin. Dinamo synon titullin kampion dhe ndeshjet derbi jane percaktuese. Tirana eshte rivali yne kryesor i ketij sezoni. Ne rast se e mundim ne derbi, do te kemi kurajen e duhur per te pretenduar vendin e pare. Mundesite e fitores jane te barabarta per te dy ekipet, megjithese per Tiranen flitet se eshte favorite kete sezon . Kur kam qene te Tirana, ndaj Dinamos nuk ka qene asnjehere e lehte fitorja. Dinamo shpesh i ka nxjerre probleme Tiranes, edhe kur fitorja mendohej e lehte. Si pjese e Dinamos, nje dite para ndeshjes, them me bindje se do te luhet ne fushe vetem per fitore dhe ajo eshte e arritshme," - shprehet Sina. Per sa i perket largimit te fundit nga Tirana, mesfushori nuk deshiron te komentoje asgje, vecse thote se eshte nje lojtar profesionist, me karriere te gjate dhe i perkushtuar ne ekipin ku ben pjese: "Jam pjese e Dinamos dhe synoj te realizoj nje sezon te mire me kete ekip. Perkushtohem para cdo takimi, sikurse po pres ndeshjen derbi me Tiranen,"- thekson 32 vjecari i Dinamos, Elvis Sina.
Mungesat
Ne kampin bardheblu, kapiteni Devi Muka eshte drejt rikthimit. Por per trajnerin Slishkovic shqetesim per momentin jane bere demtimi i Dabulles dhe i Pashajt. Jane dy lojtaret e vetem qe e mbyllen javen e pergatitjeve, me stervitje te diferencuar. Nga kampi blu, mesfushori Artion Poci ende nuk eshte riaftesuar plotesisht per te bindur trajnerin kroat, Dalic, qe te luaje nga fillimi, ne derbin e sotem.
Partizani
Nga ndeshjet e tjera te Kategorise Superiore bie ne sy takimi mes Partizanit dhe Bylisit, ekipe qe mbyllin tabelen e klasifikimit. Kjo ndeshje do te luhet ne ora 14.30 ne stadiumin "Selman Stermasi", pas nje rokade mes klubeve, per shkak te rendesise se ndeshjes derbi. Tirana do te luaje ne ora 18.00, ne stadiumin "Qemal Stafa". Gjithsesi, Partizani i Hasan Likes kerkon te largohet nga fundi i tabeles dhe ne sulm, per te kuqte do te luaje Elis Bakaj.
Kategoria Superiore
Java e 7-te, sot ora 14.30
Elbasani-Teuta (A. Taullau)
Lushnja-Besa (E. Dobi)
Vllaznia-Shkumbini (A. Janku)
Tirana-Dinamo (S. Jareci) (ora18.00)
Partizani-Bylis (Sh. Guce)
Apolonia-Flamurtari (K. Meta)