Bajerni gjunjëzon Mançesterin, Lioni thyen Bordonë

www.albania-sport.com - Në një atmosferë sensacionale në “Allianz Arena”, ku thuajse të gjithë tifozët këndonin e pinin, Bajerni triumfoi 2-1 ndaj Mançester Juanitid në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve.
Uejni Runi, një nga sulmuesit më të mirë në botë, së bashku edhe me Lionel Mesin e Barcelonës, i befasoi të gjithë të pranishmit, kur shënoi pas vetëm 64 sekondave lojë. Nani ekzekutoi një goditje të lirë, dhe Runi pasi shmangu mbulimin e Demikelisit me një goditje klinike me të majtën në formë voleji gjunjëzoi portierin e But të Bajernit. Ky ishte edhe goli i 34-t sezonal i Runit dhe i pesti në Ligën e Kampioneve. Një start ëndrrash për Mançester Junaitid.
Goli i barazimi të bavarëzëve erdhi pas 75 minutash. Nevile preku instinktivisht një top më dorë në një distancë rreth 18 metrash. Gjuajtja e lirë ishte një pozicion ideal, dhe aty francezi Frenk Riberi me një gjuajtje të kalibruar prej mjeshtëri të madh vendosi ekuilibrat në fushë, duke mposhtur Van der Sarin. Një gol fati, por i merituar plotësisht për Bajernin, pasi formacioni gjerman i zotëroi plotësisht statistikat e takimit: 7-2 goditjet nga këndi, 8-4 gjuajtjet në kuadrat.
Goditja “vdekjeprurëse” e Bajernit ishte rezervuar në limitin e ndeshjes, kur Ivica Oliç, pas një vallëzimi magjepsës në mbrojtjen Mançesterit ekzekutoi “djajtë e kuq”, shënoi në minutën e 92-të golin e fitores për djemtë e strategut Luis Van Gal. Bajerni tregoi një fuqi të admirueshme mendore dhe tregoi cilësi për të rikuperuar golin e anglezëve të shënuar pas vetëm 64 sekondash lojë. Një natë festë në Munih e shumë dramë në Mançester.
Në klasiken e Francës, Lioni fitoi 3-1 me rivalin e tij të përhershëm në Ligën 1, Bordonë. Lopez çeli serinë e golave në minutën e 10-të, përpara se Chamakh të barazonte rezultatin për Bordonë në minutën e 14-të. Bastos i dha sërish avantazhin Lionit në minutën e 32-të. Lopez nga pika e bardhë në minutën e 77-të i siguroi fitoren bindëse shtatë herë kampioneve të Francës, të cilët hodhën një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 30 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili