E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuli: Dinamo, meritoj më shumë

www.albania-sport.com- Sulmuesi Bekim Kuli (27 vjeç, 18 ndeshje, 2 gola këtë sezon) mund të shndërrohet në një çështje te Dinamo. Ish-kapiteni i Besës, i cili nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me “blutë”, që skadon deri në përfundim të sezonit 2010-2011gjatë verës së kaluar, ndihet i pakënaqur përsa i përket minutazhit të aktivizimet te kryesuesit e kampionatit. “Nuk kam asnjë problem me trajneri (Muça), - tha Kuli për të përditshmen sportive “Sport Ekspres”, - ndonëse ndonjë debat edhe mund të bëhet”. “Do të ulem të bisedoj për statusin tim në ekip. Nuk jam i kënaqur me aq minuta sa kam luajtur, sepse mendoj se meritoj më shumë”, - tha Kuli, i cili ka qenë pjesë edhe kur Dinamo ka fituar titullin e 17-të saj në sezonin 2007-2008. Kuli është lojtari i 8-të të Dinamo poshtë rendit të 1000 minutave të aktivizuara, ndërkohë që te blutë janë 11 lojtarë me mbi 1200 lojë në këmbët e tyre.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 31 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›