E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni i Mynihut është alternativa e Maludasë

Mynih - Florent Maluda është pranë ndarjes së tij me Çelsin në këtë merkato janari. E përditshmja angleze, Daily Star Sandey, publikon se “strehëza” e francezit mund të jetë skuadra gjermane e Bajernit të Mynihut.

Lojtari do ta pëlqente një aventurë të re në kampionatin gjerman me skuadrën kampione të këtij vendi. Bavarezët mund ta sjellin në “Alianz Arena” lojtarin për një shifër prej 8.5 milin eurosh, njofton e përditshmja angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›