E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni i Mynihut eshte klubi me i vlefshem ne bote

Bajerni i Mynihut është emri më i vlefshëm në futbollin botëror.
Bavarezët, që u shpallën kampionë të Europës pak ditë më parë për herë të pestë në histori, llogariten se kanë një emër që vlen 860 milionë dollarë. Kjo, sipas kompanisë së specializuar, “Brand Finance”.
Për herë të parë, Mançester Junajtid është detyruar të kënaqet me vendin e dytë, me vlerën 837 milionë dollarë.
Pas tyre vijnë Reali i Madridit dhe Barcelona, ndërsa Dortmundi ka hyrë ndër 10 më të vlefshmit në botë.
Duhet thënë se kjo renditje është e ndryshme nga ajo e klubit më të vlefshëm në botë të revistës amerikane “Forbes”. Kjo listë e dytë përfshin edhe pasuritë e patundshme të klubeve, ndërsa “Brand Finance” nuk i përfshin.
Në këtë renditje, që nuk i përket vetëm futbollit, i pari është Reali i Madridit me vlerë 3.3 miliardë dollarë, duke lënë pas Mançester Junajtid me 3.17 miliardë dollarë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›